OpenAI ka pranuar se ChatGpt është përdorur për të krijuar malware (softuere të dëmshme).
Në raportin e saj të fundit të sigurisë, kompania e udhëhequr nga Sam Altman shpjegoi se softueri i inteligjencës artificiale është përdorur nga disa grupe kriminale kibernetike, mes të cilëve grupi kinez SweetSpecter.
Grupi iranian Storm-0817 përdori ChatGpt për të krijuar softuer që gjurmon të dhënat në Instagram dhe LinkedIn.
AI është shfrytëzuar gjithashtu për të krijuar malware Android që mund të vjedhin të dhëna të tilla si kontaktet, historikun e telefonatave dhe vendndodhjen e përdoruesit.
OpenAI bëri me dije se ka bllokuar të gjitha llogaritë e përdorura nga hakerët.
Dobësitë e sigurisë së ChatGpt nuk janë asgjë e re. Alarmi i parë nga ekspertët doli në janar të vitit të kaluar.