Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Policia njofton arritjen e planit në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranë ka ditën e sotme bërë bilancin javor për javën që lamë (22.09.2024 – 28.09.2024) ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.

Sipas policisë, janë vendosur 9.949 gjoba, mesatarisht 1,421 në ditë.

Blutë sqarojnë se janë janë bërë 22 arrestime dhe procedime penale, ku 3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 5 persona për pa leje drejtimi, 13 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 1 person për largim nga vendi i aksidentit;

Masat administrative:

-9.949 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,421 në ditë

-40 masa për xhama të zinj

-552 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara

-271 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit

-659 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit

-483 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve

– 6.827 masa për qëndrim të gabuar

-550 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169

Pezullime dhe bllokime:

-11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit

-20 raste për tejkalim shpejtësie

-37 raste të ndryshme 

-11 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja

Latest articles

Related articles