As Mero Baze nuk e mbron dot Republikën e Baba Mondit

Gazetari veteran Mero Baze i ka vënë emrin një shkrimi të pakuptimtë në mbështetje të Republikës së Baba Mondit.

Kjo ndodh kur gjithë jetën e ka ndërtuar me shkrime qortuese dhe akuzuese, gazetari veteran hutohet të na sqarojë për të hallvën me shumë sheqer që do të sjellë Baba Mondi, president i Republikës së Bektashive.

Gazetari veteran nuk na thotë asnjë fjalë pse këto projekte na vijnë në anglisht, si në këtë rast apo në rastin e ishullit Trump në Sazan. As për lajmin në italisht të kampit të burrave afrikanë në Lezhë. Ç’janë këto lajme në gjuhë të huaj.

Gazetari veteran nuk na thotë asnjë fjalë për Kushtetutën ose Pasaportën Socialiste siç e quan Sali Berisha, sa nene shkelen me dy këmbë.

Gazetari veteran nuk na thotë asnjë fjalë për pasaportën apo monedhën e Baba Mondit, si do të jetë ajo dhe çfarë ka menduar njeriut i Surrelit.

Gazetari veteran nuk na thotë asnjë fjalë për projektin e parë të Ramës dhe Ngjelës për Partinë Kristian Islamike.

Po Urdhri Françeskan pse të mos e marrë ca hektarë tek Arra e Madhe në Shkodër. Po komunitetet e tjera pse të mos marrin një copë tokë për rezidenca presidenciale.

Pse nuk pyet Mero Baze, si specialist i Investimeve Strategjike në jug, për prona të lira për shtetin e Vorio Epirit ?

Latest articles

Related articles