Vjehrra në SPAK, Meta: Zonja Fatime përgjigjet vetë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga Korça paraditen e sotme ka komentuar marrjen në pyetje nga SPAK, të Fatime Kryemadhit, vjehrrës së tij. Meta e cilësoi si politike marrjen në pyetje të saj dhe pati kritika edhe për Prokurorinë e Posaçme.  Marrja në pyetje u bë në kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas kallëzimit Lobimin në SHBA.

“Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Është një zonjë e mrekullueshme gjithçka tjetër është politike. Sa herë kam qenë në SPAK kam dalë para gazetarëve. Sa herë të më ftojnë do dal para gazetarëve edhe kur të më fitojnë do u bëj dhe një pyetje. Sepse kanë fituare një mandat tjetër së janë lodhur shumë, për 60 milionë euro. U lodhën shumë duke arrestuar drejtorët për të shpëtuar Erion Veliajn. U lodhën shumë duke hetuar PS, u lodhën shumë duke arrestuar ministra duke shpëtuar Edi Ramën. Asnjë lloj shqetësimi. Zonja Fatime është përgjigjur vetë, zonja Monika përgjigjet vet. Partia Lirisë nuk sekuestrohet “– tha Meta.

Latest articles

Related articles