Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Lushjë-Fier.
Uniformat blu bëjnë me dije se sot rreth orës 20:20 shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç.
Për fat të keq këmbësori ka ndërruar jetë. Ndërkohë drejtuesit i mjetit 55 vjeç është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.