Nuk janë mediat e Ramës, je ju antishqiptarë me damkë

Media e Sal Berishës ka replikuar me redaksinë tonë dhe të tjerë, gjoja të koordinuara ne me antishqiptarin, Edi Rama, për të mbrojtur gjyqtaren Irena Gjoka. Aspak e vërtetë. Je ju që ftoni Baton Stanishiqin, Fredi Belerin dhe të tjerë në shtëpinë tuaj.

Është Sali Berisha, një antishqiptar me damkë që kurdoherë e ka nxjerrë kokën e tij tradhtare në dritaret e tij. Kjo me Fredi Belerin, kandidat i Foltores, një person i përfshirë sipas vetë mediave greke në Masakrën e Peshkopisë, me 2 viktima heronj.

Është Sali Berisha që mbushte tanket e Millosheviçit me naftë dhe tani thotë e bëra se kosovarët duhet të punonin tokën.

Është Sali Berisha që thoshte se delegacioni i Kosovës nuk duhet të firmoste Marrëveshjen e Rambujesë dhe protestonte për këtë gjë.

Është Sali Berisha që udhëron sejmenët e tij të takojnë në Janinë sejmenët e Micotaqis për tu koordinuar për të goditur gjyqtaren Irena Gjoka.

Është Sali Berisha që lejon nënkryetarin e tij të bëjë EDITORIAL kundër vizitës së Zelensky në Tiranë në 2 vjetorin e Agresionit rus.

Është Sali Berisha…

Është Sali Berisha…

Latest articles

Related articles