Ministri Manja: Si ndodhi vrasja në Peqin dhe si u fut arma brenda burgut

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se zyrtarisht një i dënuar u vra me armë zjarri brenda burgut dhe një tjetër u plagos nga Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë.

Një ngjarje tepër e rëndë që ka ndodhur sot në Peqin. Njëri i dënuar ka humbur jetën, një tjetër është plagosur. Ngushëlloj familjen e të dënuarit që ka humbur jetën. Dua të garantoj familjarët e të dënuarve se situata e rendit dhe sigurisë është nën kontroll.

Autori është një i dënuar me burgim përjetë, që po vuante dënimin këtu. Pas kryerjes së krimit është dorëzuar drejtorit të institucionit Peqin dhe drejtorit të burgjeve.

Është vendosur në dispozicion të prokurorit që ka asistuar këtë ngjarje të rëndë. Nuk ka pasur në asnjë moment cenim të personelit policor. Për dinamikën, motivin, shkaqet dhe të gjitha të tjerat duhet të presim hetimet” tha ai.

Por si u fut arma brenda? “Unë jam ministri i Drejtësisë, që kam në përgjegjësi administrimin e burgjeve dhe nuk jam prokurori.

Të gjithë mekanizimin dhe zbardhjen e plotë, si ka hyrë arma, dhe kur ka ndodhur ngjarja i përkasin hetimit. Nuk dua të cenoj asnjë element të hetimit. Do të ketë në orët në vazhdim pasi të merret në pyetje i dënuari, do të ketë komunikim me publikun” tha ai.

Ai tha se ngjarja ndodhi pas pasi ishte vendosur që autori Sokol Mjacaj të futej në izolim. “Sokol Mjacaj ka qenë duke vuajtur dënimin në Peqin, ku kemi regjim të posaçëm. Sot urdhërove vendosjen e tij në regjim të posaçëm. Mënyra e komunikimit ka një procedurë që e vazhdon drejtoria e Burgjeve” tha ai.

Latest articles

Related articles