Nga Sebastian Zonja
Guvernatori i Kalifornisë Gevin Njusom ndërmerr hapin e rëndësishëm për të kuotuar veten lartë në garën brenda demokratëve. Këtë fundjavë shteti amerikan i Kalifornisë paditi gjigantët më të mëdhenj botërorë të naftës dhe gazit. Këto janë disa prej kompanive më të mëdha në botë, që, sipas studiueses Naomi Klein kanë ndikuar deri edhe në politikat e jashtme amerikane – pushtime, për shembull.
“Për më shumë se 50 vjet, “Big Oil” na ka gënjyer – duke fshehur faktin se se sa të rrezikshme janë lëndët djegëse që prodhojnë për planetin tonë”, tha guvernatori.
Më herët, me të njëjtën mënyrë, janë fituar paditë civile ndaj kompanive të rëndësishme farmaceutike dhe të duhanit.
Përball tij, në Florida, Ron DeSantis, republikan, që pretendohet si përplasja e nëntorit të 2024-ës për zgjedhjet presidenciale amerikane, ka nisur një betejë të gjatë me Uollt Diznein për portretizimet e personazheve të filmave të animuar si pa gjini apo me preferenca seksuale që nuk duhen të shfaqen për fëmijët, duke e cilësuar këtë politikë kinematografike si agjendë kundër familjes.