Ditari i Kinës 37: Xi Jinping zëvendëson liderët e forcës elitare bërthamore të Kinës

spot_img

Presidenti Kinez Xi pas ministrit të jashtëm zëvendësoi dy drejtues të një njësie elitare që menaxhonte arsenalin e saj bërthamor tokësor, duke shkaktuar spekulime për nisjen e një aksioni spastrimi. Gjenerali Li Yuchao, i cili drejtonte njësinë e Forcave Raketore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA) dhe zëvendësi i tij ishin “zhdukur” prej muajsh. Ish-zëvendës shefi i marinës Wang Houbin dhe anëtari i komitetit qendror të partisë Xu Xisheng u emëruan si zëvendësues.

Ky është tronditja më e madhe e paplanifikuar në udhëheqjen ushtarake të Pekinit në pothuajse një dekadë.

“Spastrimi i fundit është i rëndësishëm… [pasi] Kina po ndërmerr një nga ndryshimet më të thella në strategjinë bërthamore në dekada,” tha Lyle Morris, një bashkëpunëtor i politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Institutin e Politikave të Shoqërisë së Azisë.

Në një takim në fund të muajit të kaluar, Xi theksoi nevojën për të përqendruar përpjekjet në adresimin e çështjeve të rëndësishme me të cilat përballen organizatat e partisë në të gjitha nivelet, në aspekte të tilla si ruajtja e udhëheqjes absolute të partisë mbi ushtrinë. Pekini nuk ka komentuar vendndodhjen e gjeneralit Li dhe zëvendësit të tij, gjeneralit Liu Guangbin, por një raport i South China Morning Post javën e kaluar la të kuptohej se kishte nisur ndaj tyre një hetim për korrupsion.

Emërimet e reja të Wang dhe Xu erdhën një ditë përpara 96-vjetorit të themelimit të PLA më 1 gusht. Të dy janë graduar nga grada e gjenerallejtënant në gjeneral të plotë që në Kinë shënon gradën më të lartë për oficerë të shërbimit aktiv.

Në vitin 2014, një spastrim i gjerë në radhët ushtarake të Kinës bëri që ish-zëvendëskryetarët e Komisionit Qendror Ushtarak Xu Caihou dhe Guo Boxiong të rrëzoheshin dhe të ndiqen penalisht për korrupsion. Guo u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë ushtarake, ndërsa Xu vdiq para gjyqit.

Kina sipas vlerësimeve ka 410 koka bërthamore. Shumë prej tyre janë DF-5A dhe DF-5B të bazuara në silo, si dhe raketa më moderne dhe të lëvizshme rrugore të klasit DF-31 dhe DF-41. Ushtria kineze po krijon njësi shtesë bërthamore dhe po rrit numrin e lëshuesve në njësitë e lëvizshme ICBM nga 6 në 12. Raketat e klasit DF-5 kanë një rreze veprimi prej 13,000 km, ndërsa raketat DF-31 dhe DF-41 variojnë nga 7,000 në 15,000 km. Ndërsa Pekini është fokusuar prej kohësh në ruajtjen e një force minimale, stoku i tij bërthamor është rritur përtej kësaj pike dhe mund të arrijë në 1,500 koka bërthamore deri në vitin 2035 nëse vazhdon me shkallën aktuale të përhapjes.

Latest articles

Related articles