Komisioni i Etikës në Partinë Demokratike, i drejtuar nga Flutura Açka ka shfuqizuar vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike Gazment Bardhi për të thirrur Këshillin Kombëtar online.
Në vendimin e siguruar nga Euronews Albania, thuhet se thirrja e Këshillit Kombëtar nga ana e Gazment Bardhit pas kërkesës së disa deputetëve është një akt absolutisht i pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.
Më tej thuhet se Sekretari i Përgjithshëm nuk ka tagrin të përcaktojë një rend dite, në rastin e thirrjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar.