Policia e Tiranës ka arrestuar Aldor Ninin, drejtuesin e Acromax.
Sipas Policisë, Nini, ka dhunuar dhe përndjekur bashkëjetuesen e tij, e cila ka bërë kallëzim.
Blutë bëjnë me dije se personi i arrestuar i identifikuar si A.N, dyshohet se ka publikuar një video të bashkëjetueses, pa pëlqimin e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. N., 40 vjeç, pasi ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, si dhe dyshohet se ka publikuar një video të saj, pa pëlqimin e saj”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.
Së fundmi, gazetarja Anila Basha dhe drejtuesi i Acromax kanë pasur një përplasje të ashpër mediatike.
Sipas portalit newsbomb.al të drejtuar nga Basha, Nini i ka bllokuar të gjitha profilet e rrjeteve sociale të kësaj medieje, pa të drejtë.
Megjithatë, pavarësisht se përplasja në dukje është profesionale, mësohet se ngjarja është më e thellë se kaq.
Vajza me të cilën Nini ka bashkëjetuar dhe që sipas Policisë e ka dhunuar e përndjekur, është mbesa e gazetares Anila Basha.