Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në Euronews Albania tha se ambasadorja e Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim nuk është e kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri.
Sipas tij përfshirja në zgjedhje e non gratave nuk është parë me sy të mirë nga SHBA, e këtë gjë duket se ambasadorja ia ka shprehur një ministri të qeverisë Rama.
“Ambasadorja Yuri Kim ka bërë deklarata për mosbashkëpunim me non gratat, jo vetëm, për Berishën, por edhe për tre kampionët elektoral të Ramës. Ajo nuk është e kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe këtë ia ka shprehur një ministri të qeverisë Rama dy ditë më parë, ku ka thënë se nuk janë të kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe se s’i shkuan zgjedhjet.
Duke parë se non gratat kanë pasur një rol aktiv në zgjedhje, jo vetëm rritja galopante e Tom Doshit, e cila ndodh për shkak të një aleancë me Partinë socialiste, ata janë në simbiozë”,-tha gazetari Lavdrim Lita