Silvio Berlusconi vuan nga një sëmundje e rëndë e gjakut, leuçemia. Dhimbjet që e mundojnë gjatë këtyre ditëve të fundit e kanë rënduar gjendjen shëndetësore të ish kryeministrit Italian.
Corriere della Sera raporton se dhjetë ditë më parë, politikani 86-vjeçar kishte hyrë në spitalin San Raffaele për kontrolle rutinë. Një tjetër kontroll Berluskoni e bëri në datën 2 prill por që nuk rezultoi në diçka serioze, por këtë herë gjendja e tij është rënduar . Lajmi se ai dyshohet se ishte me leuçemi nisën në fund të marsit pas disa analizave që bëri në spitalin San Raffaele.
Pas ekzaminimeve dhe trajtimeve rutinë, 86 vjeçari rezultoi gjithashtu edhe me probleme në frymëmarrje për shkak të pmeumonisë dhe aktualisht është vendosur në terapi intensive. Berlusconi do të qëndrojë në spital për disa ditë ndërsa me të është edhe partnerja e tij Marta Fascina, fëmijët si dhe vëllai i tij Paolo dhe motra Licia Ronzulli. Mesazh për shërim të shpejtë erdhën nga eksponentë politikë të të gjitha partive, përfshirë edhe kryeministren Giorgia Meloni.
“Një urim i sinqertë për një shërim të shpejtë për Silvio Berlusconin, i shtruar në spitalin San Raffaele në Milano. Forca Silvio”, shkroi Meloni. “Kurrë mos u dorëzo, ka vetëm një lider në Forza Italia”. “Duam të jemi optimist, ai nuk dorëzohet kurrë”, ka thënë sërish Tajani, duke konfirmuar se lidershipi i tij në Forza Italia nuk është vënë asnjëherë në pikëpyetje.
Ndërkohë, vëllai i tij Paolo Berlusconi për agjensinë Ansa u shpreh se ai do të t’ia dalë që të shërohet. Kjo është e disata herë që ish kryeministri Italian Silvio Berlusconi ka rezultuar me probleme shëndetësore.
Në qershor 2016 ai kreu një operacion në zemër për shkak të bllokimit të një aorte, në prill të 2019 ai u shtrua sërish në spital për shkak të dhimbjeve të rënda të barkut që e bëri atë të humbasë prezantimin e kandidatëve të Forza Italia , në 2020 ai rezultoi me Covid 19 që iu kthye në pneumoni dhe në janar të 2022 ai pati një infeksion të rëndë urinar.