Berisha mundi vetëm PD-në!

Nga Zef Ndreka

Kjo duhet pranuar. PD-ja zyrtare gjendet e coptuar, e dobët, e blerë, e shitur , e telendisur.
Gjithë lufta e Berishës, pas shpalljes non grata, pikërisht këtë synim ka patur! Ai për tu mbrojtur zgjodhi me dinakërinë e tij përfshirjen e PD-së apo një pjese të saj duke i përdorur si ledha të kalasë së tij imagjinare për te “përballuar” amerikanët në zbatimin e reformës në drejtësi.
Mbështetja që gjeti Berisha në elektoratin demokrat tregon se ky popull i pa dijshëm është mësuar vetëm me 1-sha në politikë.
Berisha e përçau përfundimisht PD-në.
E coptoi përfundimisht atë, vetëm për interesat përsonale e familjare të tij.
Nuk besoj se kjo ka qënë zgjidhja më e mirë për të.
Në këtë luftë të shkatërrimit të PD-së ai gjeti mbështetjen e Edi Ramës dhe të Ilir Metaj. Dhe jo vetëm të tyre. Por edhe të PBDNJ, të PDK, të PR, të PA , madje edhe të PSD-së të Tom Doshit!
Non grat-at dhe kandidatët për non grat-a janë bashkuar e ribashkuar. Por lufta brënda llojit të tyre, do të përfundojë në zgjedhjet e 14 Majit me fitorën absolute të PS-së.
Mbase, kjo do ishte edhe dëshira e fshehur e Berishës!
Duke analizuar 61 bashkitë e vendit, analiza ime rezulton vetëm me fitorën e tërë opozitës në 10 bashki.
Konkretisht:
1. Bashkia Has
2. Bashkia Kurbin
3. Bashkia Vau Dejes
4. Bashkia Kavajë
5. Bashkia Devoll
6. Bashkia Peqin
7. Bashkia Klos
8. Bashkia Mirditë
9. Bashkia Kukës ?
10.Bashkia Shkodër?
Në të tjerat bashki, shikohet fitore e sigurtë e socialistëve.
Dalja me një kandidat të përbashkët dhe konsensual e opozitës, do të mund të siguronte fitore deri në 35 bashki, duke ja rikthyer pushtetin lokal demokratëve.
Siç shihet nga pasqyra që përshkrova, fitorja e mundshme në 10 bashki e opozitës, do të mund të ndodhë në zonat rurale, pa shumë elektorat.
Atëhere në këtë luftë të brëndëshme dhe për pushtetin vëndor, çfar ka arritur Berisha me grupimin e tij ?!
Ka arritur të mund PD-në?!
Përgjigja është e thjeshtë: – po !
Vetëm këtë ka patur mundësi të bëjë.
Ndaj, Berisha duhet lënë të luftojë vetëm. Po mundi të fitojë.
Po humbi të mbajë përgjegjësi ndaj mbështesve të tij që kanë zgjedhur të mbetën në opozitë…

Latest articles

Related articles