Kandidatja e PD Drini i “sulet” Berishës: Non Grata, mos më bëj presion!

Kandidatja e PD për Vaun e Dejës, Klomentina Drini në një postim në Facebook ka bërë një reagim të ashpër dhe të fortë kundër Sali Berishës. Ajo flet për presione dhe se nuk tërhiqet nga gara.

“Zoti ❌️ NONGRATA ❌️

➡️ Pavarësisht furisë së pritshme të sulmeve të paimagjinueshme ndaj meje, po të sqaroj:

Unë jam Klomentina DRINI❗️

Jam PRO AMERIKANE

Jam PRO EUROPIANE

Jam PRO MBRETËRISË

Nuk bashkëpunoj me persona ❌️ NONGRATA ❌️

✅️ Koha dhe veprat e kanë vërtetu qëndrimin tim ! Unë jam historikisht me Partinë Demokratike !

➡️ Partia Demokratike, nuk është një parti Kryetari që qon ujë në mulli të Ilir Metës, por një PD vlerash, e hapur për të gjithë ata që ndajnë të njëjtat ide dhe parime të djathta, me orientim qartësisht të fortë pro amerikan, pro perëndimor, me një program modern, vizion e thjeshtësi duke përfshirë në rradhët e veta gjithkënd që ndan të njëjtat interesa dhe filozofi politike.

🔴 Theksoj se pjesmarrja ime në garë elektorale është e vendosur dhe ska bashkëpunim apo presion që më kthen pas !

➡️ Do të përfaqësoj me dinjitet vlerat e Partisë Demokratike dhe të gjithë Demokratëve në Bashkinë Vau Dejës.

🔵 ️Demokratët e kan vendin në Shtëpinë e tyrë, në Partinë Demokratike” shkruan ajo.

Latest articles

Related articles