Havertz tregon presionin që kishte te Chelsea: U transferova për 80 milionë euro, njerëzit menduan se isha…

Kai Havertz u transferua te Chelsea në vitin 2020 nga Bayer Leverkusen për një shumë prej 80 milionë eurosh.

Gjermani në një intervistë për ‘Guardian’ tregoi se sa të vështirë e kishte përshtatjen në Londër duke marrë parasysh edhe presionin që kishte mbi të.

“Nuk e kuptoj se si mund të paguhen kaq shumë para për një lojtar, por në futboll kjo gjë është normale. Kjo sjell shumë presion. Njerëzit mendonin se isha Messi, isha vetëm 20 vjeç.

Ata thjesht shohin çmimin që pagoi klubi dhe ti duhet të luash mirë që nga dita e parë, e ndjen shumë atë presion”, tha sulmuesi gjerman.

Latest articles

Related articles