Sulm me thikë në një qendër myslimane në Portugali, humbin jetën dy gra besimtare

Të paktën dy persona kanë vdekur pasi një burrë me thikë sulmoi të pranishmit në një qendër fetare islame në Lisbonë. Një grua e tretë, që thuhet se është një punonjëse e Qendrës Ismaeli, po merr gjithashtu trajtim në spital.

Nazim Ahmad, lideri i komunitetit ismaeli, i tha stacionit televiziv SIC se të dy viktimat ishin gra portugeze, rreth 20 dhe 40 vjeç. Gruaja e tretë që ka mbetur e plagosur, është një mësuese e qendrës dhe është goditur me thikë në qafë.

Ndërkohë, autori i dyshuar besohet të jetë me kombësi afgane, sipas gazetës Correio da Manhã. Ai ka bërë rezistencë dhe është qëlluar me armë nga policia, dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin Santa Maria të Lisbonës.
Oficerët e policisë qëndrojnë roje jashtë Qendrës Ismaeli në Lisbonë

Forcat e Policisë së Sigurisë Publike (PSP) thanë se u lajmërua për një sulm me thikë në Qendrën Ismaeli në orën 10:57 të mëngjesit të së martës. Oficerët mbërritën në vendngjarje një minutë më vonë dhe janë përballur në një “burrë të armatosur me një thikë të madhe”.

Atij i është bërë thirrje për të ndaluar por nuk është bindur, duke u vërsulur drjet policëve. Përballë një “kërcënimi serioz dhe të vazhdueshëm, policët kanë përdorur armë zjarri ndaj personit, duke goditur dhe neutralizuar agresorin”, ka thënë PSP në një deklaratë.

Latest articles

Related articles