Një tornado e fuqishme ka goditur Misisipin dhe Alabamën, duke vrarë të paktën 13 persona. Stuhia e fuqishme ka shkatërruar ndërtesa dhe ka rrëzuar linja elektrike.
Për shkak se tornadoja ka lëvizur drejt disa shteteve jugore amerikane, autoritetet kanë paralajmëruar se në disa vende situata mund të jetë “kërcënuese për jetë”.
Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit konfirmoi se tornadoja ka shkatërruar disa pjesë në Misisipi. Në dy qyteza rurale të këtij shteti është raportuar se tornadoja ka arritur në 113 kilometra në orë dhe është nisur drejt Alabamës.
Angelia Easton, mjeke ligjore në qarkun Sharki, tha se 13 persona janë vrarë nga tornadoja në Misisipi.