Si do të futet PD në zgjedhje? Alibeaj mbledh Kolegjin e Kryetarëve! Në 18.00 kryesia

Vazhdon mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD-së. Përkundër disa deputetëve të PD, kolegji i kryetarëve të PD duket se mbështetet kandidimin në 61 bashkitë e vendit.

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi dje se sot do të zyrtarizojë emrat dhe skemën si do të futen në zgjedhjet lokale për bashkitë.

Por cilat janë formulat? Tre janë skemat që po diskutohen.

Grupi i parë mendojnë që duhet të garojnë kudo me emrat e tyre, përveç bashkive ku baza ka gjetur dakordësi. Grupi i dytë mendojnë që PD nuk duhet të dëmtojë shanset për fitore të demokratëve dhe kandidatëve të Primareve, prandaj nuk duhet të nxjerrë kandidatë për kryetarë bashkie.

Ka një grup të tretë që mendon se PD duhet të garojë në disa bashki, vetëm aty ku mendon se kandidatët janë fitues. Në mbledhje dje janë propozuar edhe kandidatë dhe bie në sy propozimi që Roland Bejko ose Jonila Godole të jetë kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës.

Latest articles

Related articles