SPAK ngre 3 akuza për ish.zvkryeministrin Ahmetaj ?

Arben Ahmetaj po hetohet nga SPAK për 3 akuza. Gazetarja Keti Banushi bën me dije se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar ndaj tij akuzën shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit që i është bërë për vilën në Hamallaj.

Në lidhje me pasuritë SPAK ka marrë në pyetje shumë persona mes të cilëve edhe ish bashkëshorten e cila ka deklaruar se ka në pronësi vetëm shtëpinë në ish bllok ndërsa vila në Palasë nuk është e saja.

Latest articles

Related articles