Përshkallëzohet protesta para Ministrisë së Arsimit, lëndohet një gazetare

spot_img
Advertisements

E ndërsa situata dukej më e qetë se ditët e tjera, tensionet në protestë sapo kanë nisur! Protestuesit kanë hedhur pllaka e tulla drejt Ministrisë së Arsimit.

Raportohet është goditur gabimisht me gurë gazetarja Elira Kadiu nga “Citizens”, e cila për disa momente është parë të ulet në tokë, duke pritur mbërritjen e ambulancës, që e ka transportuar pak minuta më vonë në spital.

Policia ka krijuar një kordon sigurie për të mos lejuar avancimin e protestuesve.

Në ditën e gjashtë të protestave, vijohet të bëhet thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë tha më herët sot se është përpjekur të mos bjerë në kurthin e dhunës që kërkon gjak.

Ministria e Arsimit ka marrë masa shtesë sigurie, duke mbyllur dyert dhe dritaret e godinës me dërrasa, pas incidenteve dhe zjarrvënieve të regjistruara gjatë tubimeve.

Ndërkohë, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë pozicionuar pranë institucionit, në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës.

Në pesë ditët e protestave, numri i përgjithshëm i të lënduarve ka arritur në 272. Prej tyre, 169 janë punonjës të Policisë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.

spot_img

Latest articles

Related articles