Janë caktuar gjyqtarët që do të jenë në Panelin e Apelit sa i përket aktakuzës së bërë për liderët e UÇK-së. Përmes një email-i, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar emrat e gjyqtarëve: Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.
“Në vendimin e saj, Presidentja mori parasysh kriteret e përcaktuara në Rregullën 4 të Rregullores për Caktimin e Gjyqtarëve, përfshirë përvojën dhe ekspertizën përkatëse, si dhe disponueshmërinë e gjyqtarëve në këtë kohë”, shkruhet në email
Michele Pichard është gjyqtare franceze pranë Dhomave të Specializuara dhe mësohet se do të jetë kryetare e trupës gjyqkuese. Ndërsa, Kai Ambos (me shetësi gjermane) dhe Nina Jorgensen (nga Norvegjia) do të jenë dy anëtrët.
Mbrojtja e katërshes së UÇK kërkon shpalljen e klienteve të tyre të pafajshëm në shkallën e dytë të Gjykatës Speciale, pas aktgjykimit të shkallës së parë të shpallur më 16 shtator.
Më 16 shtator katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.



