AKSHI sulmon hetimin e Patrick Quirk; amerikani kundërpërgjigjet: Tani do t’i publikoj të gjitha!

spot_img
Advertisements

Pas botimit të gjetjeve të studiuesit amerikan të sigurisë kibernetike Patrick Quirk, AKSHI ka dalë me një reagim publik për të kundërshtuar një pjesë të përfundimeve të tij mbi Diellën. Institucioni përpiqet ta zhvendosë debatin te fakti se backend-i i një sistemi nuk mund të provohet apo rrëzohet vetëm duke analizuar faqen publike.

Ajo që AKSHI nuk prek në reagimin e saj është pjesa më e rëndë e historisë: pretendimi i Quirk se infrastruktura e Kuvendit kishte endpoint-e të aksesueshme pa autentikim, prej të cilave ai thotë se arriti të shkarkonte 52,942 skedarë, rreth 32 gigabajt materiale.

Në vend që t’u përgjigjej pikave më të rënda të investigimit, AKSHI e përqendroi pothuajse të gjithë sqarimin te Diella, duke pretenduar se studiuesi amerikan kishte nxjerrë përfundime të gabuara nga analiza e ndërfaqes publike.

Më 25 shkurt 2026, duke ndjekur gjurmët teknike të sistemeve qeveritare, Quirk kaloi te faqja e Parlamentit. Sipas dokumentimit të tij, në paketën JavaScript të parlament.al gjeti adresën e një backend-i OData të hostuar në Azure. Aty identifikoi shtatë kategori të dhënash dhe thotë se gjashtë prej shtatë endpoint-eve iu përgjigjën kërkesave GET pa kërkuar API key, bearer token apo session cookie. Vetëm endpoint-i i abonimeve kthente përgjigjen 401, pra kërkonte autentikim.

Quirk thotë se endpoint-i i dokumenteve i dha një katalog prej 54,545 lidhjesh direkte drejt materialeve në Azure Blob Storage. Sipas tij, katalogu përmbante dhjetëra mijëra PDF dhe fotografi, qindra dokumente Word dhe Excel, lista pagash të deputetëve, regjistra lobistësh, dokumente buxhetore, kërkesa për informacion dhe materiale të tjera parlamentare.

AKSHI nuk dha asnjë shpjegim për këtë.

Nuk tha nëse API-ja e identifikuar nga Quirk ekzistonte.

Nuk tha nëse gjashtë endpoint-et kërkonin autentikim.

Nuk tha nëse URL-të e Azure Blob Storage ishin të aksesueshme drejtpërdrejt.

Nuk tha kush e administronte këtë infrastrukturë.

Nuk tha kur u ndryshua konfigurimi.

Nuk tha nëse log-et tregojnë shkarkimin e dhjetëra mijëra dokumenteve që Quirk pretendon se kreu më 15-16 prill.

Në vend të këtyre përgjigjeve, AKSHI u mor me tezën më të favorshme për të: nëse Diella ka apo jo një backend të fshehur nga përdoruesi.

Edhe Quirk e ka kuptuar qartë këtë reagim si një goditje ndaj punës së tij. Pak pas postimit të AKSHI-t, ai publikoi në Instagram një screenshot të reagimit dhe shkroi: “Found out Albania talking shit about me and my Diella research”. Me fjalë të tjera, amerikani e konsideron qëndrimin e institucionit shqiptar një sulm ndaj hetimit të tij.

Reagimi i tij nuk u ndal aty. Quirk paralajmëroi: “Now I’m going to release it all” – Tani do t’i publikoj të gjitha”. Më pas e mbylli me një sfidë të drejtpërdrejtë: “You thought I was telling Tall Tales? Call my bluff”- “Menduat se po tregoja përralla? Nëse mendoni se po luaj bllofin, më vini në provë”.

spot_img

Latest articles

Related articles