Është ekstraduar ditën e sotme nga Italia 38-vjeçari shqiptari Fadil Tërnova, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare pasi akuzohet për vepra të rënda si vrasja me dashje mbetur në tentativë e deri tek mosbindje të efektivëve të policisë.
Tërnova i njohur ndryshe si ”i forti i Dibrës”, iu dorëzua autoriteteve Shqiptare dhe pritet të përballet me drejtësinë shqiptare. Lajmi për esktradimin e tij u bë i ditur nga Policia e Shtetit.
“Ekstradohet nga Italia, një shtetas i akuzuar/dënuar për 4 vepra penale, ndër to, për tentativë për vrasje me armë zjarri. Shtetasi i arrestuar në Itali, F. T., 38 vjeç, lindur në Bulqizë”, njoftoi sot Policia.
Kush është Fadil Tërnova, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë, dënuar me 10 vite burg dhe pse ishte i lirë pas arrestimit në 2015?
Ai u arrestua në 2015 gjatë operacionit të bujshëm “Fortuna”. Gjykata e Apelit Tiranë, në 16 shtator ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës Dibër, e cila e ka dënuar me 9 vite, 10 muaj e 27 dite burg për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Në momentin e kapjes të riut ju gjet në brez një pistoletë model 54, me fishekë në fole dhe dy krehëra të mbushur me 16 fishekë kalibër 7.62mm ndërsa në banesë iu gjet edhe një automatik kallashnikov model 56, me dy krehëra me fishekë.
Ai akuzohet se më 9 dhjetor të vitit 2009, rreth orës 15.30, në vendin e quajtur “Pishat” përballë lokalit të shtetasit A. T., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin V.Sh., i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
Më 20 prill të vitit 2013, rreth orës 15.00, në lagjen Gjeologu të qytetit Bulqizë përballë lokalit të shtetasit I. B., pas një shkëmbimi zjarri Fadil Ternova dyshohet se ka vrarë me armë zjarri Shefqet Shehun dhe ka plagosur rëndë Vehad Shehun, si dhe ka mbetur i plagosur edhe vetë.
Gjatë një tjetër operacioni në vitin 2016 të koduar “Gjeologu”, policia arrestoi nënën dhe vëllain e tij për armëmbajtje pa leje Sarie Ternova 58 vjeçe e Luan Ternova 40 vjeç.
Në vitin 2018, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Pesë vite më vonë ndaj tij caktohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Ndërsa në 2024, iu caktua masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri (automatik), shtetasin A. P., pas një konflikti verbal me të, për motive të dobëta



