Për çdo ngjarje, edhe më të vogël, Ministri i Brendshëm reagon brenda pak minutash ku shkruan se qytetarët duhet të paguajnë gjobat, të mos mbajnë makina me qese të zeza dhe gjëra të tjera që janë të rëndësishme por shumë të vogla para asaj që ndodh në të vërtetë.
Për ngjarjen e Palasës, që ka ngjallur debat të madh publik, ende asnjë reagim.
Pse ky standard i ndryshëm?
Kur heshtja zgjat, edhe ajo bëhet lajm se pse ministri i Brendshmëm nuk reagon kur bëhet fjalë për djem biznesmenësh dhe reagon kur bëhet fjalë për qytetarë të zakonshëm?
Pse nuk flet Lamallari ?



