Vëllëzimi i instucioneve të drejtësisë shkeli tokat e bregdetit! Prapaskena e largimit të prokurorit nga dosja

spot_img
Advertisements

Një video festive ku ish-Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, shfaqet duke kërcyer pas lajmeve për emërimin e saj në Gjykatën e Apelit, duket se ka shërbyer si zanafillë për të rikthyer vëmendjen tek një histori shumë më të rëndë dhe me hije të forta dyshimi sesa një festë e thjeshtë. Pas këtij imazhi duket se fshihet një skandal që lidhet me tjetërsimin dhe mbylljen e dosjeve të pronave publike.

Historia e dosjes me procedim 3146 të vitit 2008.

Sipas akteve të dosjes hetimore për procedimin penal me numër 3146 të vitit 2008, në kohën kur Ina Rama mbante postin e lartë të Prokurores së Përgjithshme, një çështje tejet sensitive që lidhej me rreth 1.200.000 m² tokë bregdetare është mbyllur në rrethana të dyshimta.

Ish deputeti i PD Myslym Murrizi përmes një komunikimi publik zbulon se, “Gjate kohes qe Ina Rama ishte Prokurore e Pergjithshme Sokol Çomo ishte avokat i vjedhjeve te mbi 150 hektareve toke ne bregdet perfshi dhe Zverrnecin dhe çeshtjen po e hetonte Prokurori Armand Gurakuqi“.

Sipas ish deputetit Murrizi, “në momentin e konkluzioneve perfundimtare nderhyn Ina Rama dhe ja heq dosjen ketij Prokurori duke ja kaluar Prokurorit A. B. dhe me porosi te Ina Ranes dhe sekserllikun e Kol Çomos ky prokuroruc kerkoi pushimin e kesaj çeshtje”.

Nga rrethanat e paraqitura nga ish deputeti Murrizi duket qartë një ndërhyrjeje në sistemin e drejtësisë:

Ndryshimi i prokurorit: Pikërisht në fazën e konkluzioneve përfundimtare, kur çështja duhej të shkonte drejt përgjegjësisë ligjore, është ndryshuar prokurori i çështjes.

Ndërhyrja në akuzë: U ndërhye direkt në strukturën e përfaqësimit të akuzës.

Pushimi i dosjes: Menjëherë pas këtyre lëvizjeve strategjike, procedimi është pushuar dhe dosja është mbyllur përfundimisht.

https://www.facebook.com/myslimmurrizi

spot_img

Latest articles

Related articles