Shuhet Eliot Engel, kongresmeni amerikan i çështjes kombëtare shqiptare

spot_img
Advertisements

Ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një figurë me ndikim në politikën e jashtme të SHBA-së dhe një nga mbështetësit më të njohur të çështjes shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Engel shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 1989 deri në vitin 2021, duke përfaqësuar shtetin e New Yorkut për më shumë se tre dekada. Gjatë kësaj kohe ai mbajti edhe postin e kryetarit të Komitetit për Punët e Jashtme të Kongresit amerikan.

Ai njihej veçanërisht për angazhimin e tij në çështjet e Ballkanit dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, duke qenë ndër zërat më të fortë në Kongres për ndërhyrjen ndërkombëtare gjatë luftës së Kosovës dhe për mbështetjen e shtetit të ri pas pavarësisë.

Ndarja nga jeta e Engel shënon humbjen e një aleati të rëndësishëm të shqiptarëve në politikën amerikane.

spot_img

Latest articles

Related articles