Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha të premten se qeveria po monitoron me bazë ditore çmimin e karburantit dhe ushqimeve të cilat siç tha janë ndikuar nga lufta në Lindjen e Mesme.
Ajo u shpreh se nga monitorimi ditor i 80 produkteve të shportës është vënë re se ka rritje vetëm të çmimit të perimeve.
E pyetur nga gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu se a ka plan qeveria te ndërhyjë për të frenuar rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, Ibrahimaj u përgjigj se “nëse do të rriten edhe çmimet e tjera do te ndërhyhet me mbështetje të kategorive që nuk i përballojnë çmimet e rritura.



