Sipas informacioneve të SPIEGEL, administrata e Donald Trump po rrit presionin ndaj vendeve evropiane për të angazhuar kapacitete ushtarake në Ngushticën e Hormuzit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka informuar kryeqytetet evropiane se Trump pret brenda disa ditësh angazhime konkrete për dërgimin e anijeve luftarake ose mjeteve të tjera ushtarake nga Europa, duke theksuar se premtimet politike të përgjithshme nuk mjaftojnë më.
Sipas diplomatëve evropianë, kërkesa e Trump-it është e ngjashme me një ultimatum. Edhe Gjermania ka shprehur gatishmërinë për një mision të përbashkët, por nën kushtin e një mandati të fortë të OKB-së dhe armëpushimi të qëndrueshëm.
Paralelisht, Trump po përgatit një listë të vendeve të NATO-s që e kanë mbështetur ose kundërshtuar SHBA-në në këtë konflikt. Vendet që tregohen të vështira, si Spanja, ku qeveria e ka refuzuar përdorimin e hapësirës ajrore për avionët luftarakë amerikanë, mund të përballen me tërheqjen e trupave amerikane. Gjermania, megjithëse nuk ka vendosur kufizime për përdorimin e bazave amerikane, është përfshirë gjithashtu në këtë vështrim, për shkak të deklaratave se “kjo nuk është lufta jonë”.
Ndërkohë, sulmet izraelite në Liban kanë shkaktuar mbi 200 viktima, ndërsa Hezbollah ka kryer sulme me raketa ndaj Izraelit, duke përshkallëzuar tensionet në rajon.



