Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, i dehur

spot_img
Advertisements

Një 32-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi tentoi të merrte me forcë në makinë një grua që e përndiqte.

Policia bën me dije se 32-vjeçari me inicialet D. K kishte përndjekur prej një viti e gjysmë një 39-vjeçare ndërsa më pas ka tentuar ta marrë edhe me forcë në automjetin e tij. I riu ka goditur me grushte edhe personin që e shoqëronte gruan në fjalë dhe më pas është larguar.

Ngjarja u shënua në ambientet e jashtme të një karburanti në Librazhd, 32-vjeçari u kap në hyrje të Elbasanit, ndërsa nga verifikimet, rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

spot_img

Latest articles

Related articles