Violinisti i njohur Ray Chen dhe orkestrës Amsterdam Sinfonietta sollën një mbrëmje të veçantë muzikore në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, duke e kthyer Tiranën në një skenë të artit botëror.
Koncerti u cilësua si një ngjarje e rrallë për jetën kulturore në vend, duke bashkuar virtuozitetin solistik me ekselencën e një prej ansambleve më të vlerësuara të harqeve në Evropë.
Atmosfera e koncertit u shoqërua me momente të papritura, kur gjatë interpretimit të veprave të repertorit klasik, skena dhe salla u zhytën në errësirë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Pavarësisht situatës, artistët vijuan performancën me profesionalizëm, duke ruajtur intensitetin dhe harmoninë e ekzekutimit.
Publiku, i befasuar nga incidenti, ndoqi me vëmendje interpretimin në errësirë, ndërsa më pas Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit sqaroi se ndërprerja kishte prekur një pjesë të qendrës së Tiranës.



