Politikanët merrem me biznes, qytetarët merren “politikë”

spot_img
Advertisements

Redaksia

🔴Sot ishte paralajmëruar një protestë kundër rritjes së karburantit dhe për rrjedhojë edhe të çmimeve të produkteve ushqimore e veshjeve. Flasim për produkte bazike të jetesës.

Angazhimi qytetar 0, zero, me xhufkë dhe pa probleme. Nuk duan të protestojnë. Paguajnë. Ka disa që kanë internet dhe komentojnë nga shtëpia, kafja e puna. Kjo protesta është një punë që duhet ta bëjnë të tjerët “që të na sjellë neve dobi”. “Ne jemi më të mençur që presim qylin e protestës së dikujt tjetër”.

Por në këtë vend nuk ka më budallenj ose më saktë të gjithë duan tja fusin dikujt tjetër, me përfundimin që ja fusin njëri tjetrit.

Këtë gjë e ka kuptuar mirë politika që flet për gjëra të tjera.

PD për festimin e ditëlindjes së fitores së saj të 1992, party për 22 marsin e madhërishëm.

PS që ndërron kuajt e karrocës që fshin lëmën e saj, pasi karroca nuk ndryshon.

Politikanët merrem me biznes, qytetarët merren “politikë”.

spot_img

Latest articles

Related articles