Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve pas shtrenjtimit të çmimeve, pas luftës në Lindjen e Mesme.
Vendimi është marrë me firmë të kryeministrit Edi Rama dhe kompanitë kanë afat deri më datë 24 mars që të dorëzojnë pranë ministrit përgjegjës për Ekonominë përfaqësuesit e tyre në përbërje të këtij bordi.
Prej 5 ditësh çmimi i naftës me pakicë në vend nuk ka pësuar asnjë ndryshim, pavarësisht luhatjeve në bursën ndërkombëtare ndikuar nga konflikti në lindjen e mesme.



