A rrëzohet regjimi në Iran?

spot_img
Advertisements

nga Indrit Vokshi

Problemi është se Irani ka udhëheqës të gatshëm për të vdekur. Natyra e shtetit dhe psikologjia e popullsisë është e themeluar mbi një ngjarje: Vrasjen e imam Hysenit në Qerbela. Imami Hyseni ishte nipi i profetit Muhamed dhe u rrethua bashkë me familjen e tij nga Jezidi, sepse Hyseini nuk i dja besën sundimit zyrtar; nuk iu nënshtrua.

Janë rreth 250 milion shi’ia në botë dhe në themel të psikologjisë së tyre është shembulli i Imam Hysenit; pranimi i vdekjes e i martirizimit në vend të nënshtrimit ndaj Jezidit të secilës kohë. Për ta Jezidi i sotëm është Amerika. Dhe ata e kanë për virtyt fetar nëse martirizohen si Imam Hyseni. Ajatollahët e Iranit pretendojnë të jenë pasardhës të Imam Hysenit, nipit të pejgamerit, siç Papa në Vatikan quhet mëkëmbës i apostujve Pjetër e Pal. Praktikisht sulmi amerikan ka vrarë papën e 250 milion shi’iave.

Dallimi midis Hysenit në Qerbela i cili u masakrua sepse ishte me pak njerëz dhe mbeti pa ushqim e ujë dhe Iranit sot, janë Rusia dhe Kina të cilat e mbështetin dhe e furnizojnë. Pra nga njëra anë kemi një ShBA e cila ka si synim rrëzimin e aleatëve të Kinës kudo ku ndodhen me qëllim për ta dobësuar ndikimin ndërkombëtar kinez, kemi një Kinë e cila vepron me të njejtin interes si ShBA dhe, kemi një Iran i cili përveç interesit për të mbajtur në këmbë regjimin politik e ushtarak, mbështetet edhe mbi psikologjinë dhe kulturën e Qerbelasë.

Tani si dihet si shkon.

spot_img

Latest articles

Related articles