Lirimi i administratorit të kompanisë CFO Pharma ka shkaktuar reagime të forta në publik dhe nga ekspertët ligjorë.
Avokati Kujtim Cakrani në MCN Live e ka cilësuar këtë kompani si një organizatë kriminale, duke nënvizuar impaktin e saj të madh mbi qytetarët dhe sistemin shëndetësor.
CFO Pharma është organizatë kriminale. Meta është çështje politike dhe i interesonte Ramës 6 muaj para zgjedhjeve, dhe Meta për të duhej izoluar. Policia e shtetit si një bandë kriminale rrëmbeu në mes të rrugës presidentin e shtetit.
Ndërsa nëse ka pasur një organizatë kriminale që ka shkatërruar jetën e njerëzve, është kompania Bankers, e cila ka operuar me çdolloj banditi në Fier. Është një kompani që ka shkaktuar dhimbje pa fund dhe kjo s’ka asnjë dyshim.
Janë aty banorët që janë të sëmurë, me probleme të rënda shëndetësore nga kjo kompani, për të cilën duheshin marrë masa shumë më përpara.”
Ai shtoi më tej këto janë çështje që kanë impakt publik të madh, kanë impakt direkt te njeriu, sepse te barnat shkojmë të gjithë ne që marrim, blejmë dhe i konsumojmë ato barna.
Ky është një alarm. Por këtu nuk funksionon asnjë organ. Ky është favorizim që i bëhet kompanive, gjithçka bëhet për statistika. SPAK nuk i interesojnë biznesmenët, por politikanët.
Kemi drejtësi operative statistike, prandaj them se nuk duhet të kalojnë në masa ekstreme sigurie. Vendimet e tyre për masa sigurie nuk janë të drejta dhe politika nuk duhet të fusë hundët. Duhet të ndjekim një standard, është shumë e thjeshtë.



