Një 26-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pas një konflikti me një tjetër person.
I riu është paraqitur rreth orës 14:00 në Spitalin Rajonal të Durrësit me plagë në këmbë të shkaktuara nga një mjet prerës, si dhe me dëmtime fizike.
Njoftimi i policisë: Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime fizike, si pasojë e një konflikti.26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 26-vjeçari është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili, gjatë konfliktit, i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës në këmbë.



