Analisti Mustafa Nano tha në studion e lajmeve të MCN Tv se kryeministri Rama është në momentin më të vështirë të karrierës së tij politike.
Sipas Nanos, amerikanët mund të ketë një lloj zemërimi me qeverinë Rama pasi ofertat e bizneseve amerikane nuk janë marrë parasysh gjatë aplikimeve të tenderave të rëndësishëm në vend.
Është fjalim që e shoh të lidhur me situatën aktuale, me shqetësimet aktuale që Rama ka. Rama është në hall, është në moment të vështirë të karrierës së tij politike si kryeministër. Për mua është momenti më i vështirë ku Rama ka qenë ndonjëherë. E lidh me skandalet apo akuzat që janë ngritur në adresë të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, që janë gjëra të rënda. Nuk një, apo nuk janë dy skandale, janë shumë.
Dhe e dyta me një lloj pikëpyetje që ekziston tek narrativa sipas së cilës Rama jashtë Shqipërisë është absolut dhe i ka bërë të gjithë për vetë. Ka thyerje të vogël në këtë mes. Nuk ka prova të qarta. Por me amerikanët duket se provat janë pak më të qarta. Amerikanët kanë një lloj ftohje, një lloj distance.
Me SHBA mund të ketë ndonjë lloj zemërimi të amerikanëve. Sidomos në epokën Trump zemërimet janë të natyrës pragmatike, të natyrës praktike.
Trump konfliktet e mëdha ndërkombëtare kërkon t’i zgjidhë me logjikën e biznesit ‘më jep, të jap’. Amerikanët në këtë frymë duhet të jenë të pakënaqur nga qeveria Rama se shumë aplikime që kanë bërë bizneset amerikane në tendera të rëndësishme siç është Porto Romano, apo gjëra të kësaj natyre, ofertat e tyre nuk janë përfillur. Unë e lidh me këtë gjë.
Nano thotë se qeverisë i ka humbur autoriteti.
Kësaj qeverie nuk i ka humbur legjitimiteti, por autoriteti



