Biznesmeni broker Grant Van Cleeve, i ka drejtuar një email kryeministrit Edi Rama dhe disa zyrtarëve të lartë të qeverisë lidhur me projektin e portit të Porto Romanos dhe tenderin e planifikuar për datën 9 mars.
Në letrën e tij, Van Cleeve e cilëson vendimin për këtë projekt si një moment strategjik për Shqipërinë, duke theksuar se portet ndërtohen zakonisht vetëm një herë në një shekull dhe se dimensioni fillestar i tyre përcakton potencialin ekonomik dhe gjeopolitik të vendit për dekada.

Letra i drejtohet kryeministrit Edi Rama, ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi, si dhe drejtorit ekzekutiv të Autoritetit Portual të Durrësit, Liburn Aliu.
Van Cleeve argumenton se nëse Porto Romano ndërtohet në dimensionet aktuale, Korridori 8 mund të dështojë në funksionin e tij logjistik, pasi flukset kryesore të mallrave në rajon do të vazhdojnë të kalojnë përmes porteve të mëdha si Pireu dhe Selaniku.
Pikërisht kjo e fundit është synim amerikan dhe jo aq Porto Romano. Mediat greke kanë botuar informacione për interes të portit të Selanikut dhe Pireut:

Me gjasë mediat kanë marrë këtë informacion forward nga grupi i Belës në Qeveri për të thënë se, ka edhe interes amerikan për Porto Romanon, kur në të vërtetë ajo nuk ekziston.



