Frikë për shtrenjtimin e naftës pas luftës, ekspertët: Po hyn kontrabandë qindra mijëra ton

spot_img
Advertisements

Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar rritje të çmimit të naftës në tregjet globale. Sipas të dhënave, një fuçi naftë Brent është rritur nga 72 në 80 dollarë brenda vetëm tre ditëve. Ekspoertët thonë se nëse situata vazhdon të përkeqësohet, nuk do të jetë e largët dita kur do të paguajmë më shumë për karburantin e makinës edhe në Shqipëri.

Rreth 1/5 e naftës së tregtuar në botë kalon përmes ngushticës së Hormuzit, ku disa kompani transporti kanë njoftuar se do të shmangin kalimin për shkak të rrezikut nga sulmet me raketa. Kjo situatë ka sjellë rritje të kostove të transportit dhe presion shtesë mbi çmimin final.

Edhe në skenarin më të keq, kompanitë që tregtojnë naftë në Shqipëri duhet të garantojnë rezerva të mjaftueshme për të paktën tre muaj në rast të uljes apo bllokimit të importeve. Megjithatë, përvoja e mëparshme, si në rastin e pandemisë, ka treguar se çmimi i naftës mund të rritet menjëherë në tregun vendas

spot_img

Latest articles

Related articles