Bombardime masive, frikë dhe terror! Pakistani i shpall zyrtarisht luftë Afganistanit pas sulmeve të talebanëve

spot_img
Advertisements

Autoritetet talebane të Afganistanit kanë lajmëruar se kanë nisur sulme kundër pozicioneve ushtarake të Pakistanit përgjatë kufirit të tyre, dhe pas kësaj Pakistani i ka shpallur luftë të hapur.

Islamabadi nisi sulme ajrore gjatë natës, duke goditur disa objektiva në territorin afgan, përfshirë kryeqytetin Kabul dhe qytetin e Kandaharit, më i madhi në jug të vendit.

Sipas Ministrit të Brendshëm Pakisanez, Mohsin Naqvi, këto bombardime janë ‘hakmarrje e përtshtatshme” për sulmin e mëparshëm të talebanëve.

“Durimi ynë ka mbaruar. Tani ka një luftë të hapur mes nesh dhe jush”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Asif Khaëaja.

Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif, theksoi se forcat e armatosura të vendit janë “plotësisht të afta të shtypin çdo ambicie agresive”. Gazetarët në Kabul raportuan shpërthime të njëpasnjëshme dhe fluturime avionësh luftarakë në orët e para të mëngjesit

Ndërkohë që banorët në Kabul kanë rrëfyer momentet e panikut gjatë sulmin të Pakistanit. “Shtëpia jonë u drodh fort nga një shpërthim i fuqishëm. Fillimisht menduam se ishte tërmet, pasi disa ditë më parë pati një tërmet në Kabul. Pastaj dëgjuam një shpërthim shumë të fortë”, tha një banor.

Ai tregoi se menjëherë pas shpërthimit, banorët e lagjes dolën jashtë dhe qëndruan zgjuar gjatë gjithë natës.

“Askush nuk fjeti pas kësaj. Të gjithë kishin frikë”, u shpreh banori.

Marrëdhëniet mes Pakistanit, një vend me arsenal bërthamor, dhe Afganistanit janë përkeqësuar ndjeshëm që nga rikthimi i talebanëve në pushtet në gusht 2021. Përplasjet e mëparshme në tetor lanë mbi 70 të vdekur dhe çuan në mbylljen e shumicës së kalimeve kufitare.

Një armëpushim i ndërmjetësuar më 19 tetor nga Katari dhe Turqia zgjati vetëm nëntë ditë. Që atëherë, disa raunde negociatash kanë dështuar në uljen e tensioneve, megjithëse ndërhyrja saudite çoi në lirimin e tre ushtarëve pakistanezë të kapur nga forcat afgane.

spot_img

Latest articles

Related articles