Qyteti bregdetar, Vlora, do të ketë sërish mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, por këtë herë arsyeja janë punimet e planifikuara në rrjet nga Ujësjellësi.
Shërbimi i Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë ka njoftuar qytetarët se të martën (24 shkurt) do të ndërpritet furnizimi me ujë. Shkak janë punimet në lidhjet e rrjetit të ri me atë ekzistues. Ndërprerja do të prekë 5 zona: Ujë i Ftohtë, Lungomare, “10 Korrikut”, Kalaja dhe Jonufra, ndërsa pjesa tjetër e qytetit nuk do të ketë ujë përgjatë pasdites.
Mëngjesin e së mërkurës, furnizimi do të vijojë normalisht.
“Në kuadër të zbatimit të projektit të ri të ujësjellësit për qytetin e Vlorës, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët dhe bizneset se ditën e martë, më 24 shkurt, do të ketë stakim të detyruar të stacionit kryesor për shkak të punimeve për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues.
Si rrjedhojë e kësaj ndërhyrjeje do të ndërpritet furnizimi me ujë i zonës bregdetare :
“Uji i Ftohtë”
“Lungomare”
“10 Korriku”
“Kalaja”
“Jonufra”
Pjesa tjetër e qytetit nuk do të furnizohet me ujë vetëm në orarin e pasdites.
Gjatë mëngjesit shpërndarja do të vijojë normalisht”, thuhet në njoftim.



