Autoritetet Keniane Përdorën Cellebrite për të Hakuar Telefonin e Disidentit

spot_img
Advertisements

Media The Record raportoi se “gjurmë të teknologjisë së mbikëqyrjes komerciale të prodhuar nga prodhuesi izraelit i spiunazhit Cellebrite u gjetën në telefonin e një disidenti të shquar kenian, i fundit në një seri abuzimesh të teknologjisë që synojnë shoqërinë civile. Ekspertët në Citizen Lab gjetën tregues të Cellebrite në një telefon personal që i përkiste Boniface Mwangi, një aktivist kenian i cili është burgosur vazhdimisht për kritikimin e qeverisë, sipas një raporti të ri nga organizata dixhitale forenzike.

Mwangi ka njoftuar se planifikon të kandidojë për president të Kenias në zgjedhjet e vitit 2027 dhe ka qenë prej kohësh një objektiv i qeverisë keniane. Në vitet e fundit, Kenia ka marrë masa të ashpra ndaj disidentëve dhe thuhet se ka vrarë qytetarë që kundërshtojnë qeverinë.

Autoritetet në të gjithë botën – përfshirë Serbinë, Hong Kongun, Jordaninë, Botsvanën dhe Mianmarin – dyshohet se kanë përdorur Cellebrite për të nxjerrë të dhëna nga telefonat që u përkisnin gazetarëve dhe aktivistëve ndërsa ata janë ndaluar nga policia ose shërbimet e sigurisë në vitet e fundit.

Cellebrite përdoret edhe nga institucionet shqiptare të sigurisë dhe hetuesisë, madje së fundmi, sipas burimeve, edhe policia e Shtetit duket ka rënë dakord parimisht në Panairin e Parisit për një blerje të software.

Burimi: https://therecord.media/spyware-kenya-cellebrite-activist

spot_img

Latest articles

Related articles