Hasimja: PS ka vendosur t’i shkulë dhëmbët drejtësisë! Integrimit në drejtim të paditur

spot_img
Advertisements

nga Ermal Hasimja

Partia Socialiste ka vendosur të zgjidhë problemin që ka me drejtësinë duke ndryshuar ligjet. Domethënë socialistët kanë vendosur t’i shkulin dhëmbët drejtësisë.
Pasojat kryesore:

  1. Partia Socialiste vendoset qartazi dhe haptazi në luftë kundër drejtësisë.
  2. Partia Socialiste do të bartë mbi supe peshën e skandaleve të bëra publike dhe të tjera që mund të dalin/rrjedhin. Në zgjedhjet e ardhshme e vetmja mënyrë për ta balancuar efektin e kësaj do të jetë përdorimi edhe më i rëndë i faktorëve që i siguruan fitoren. Pra reaksion zinxhir drejt autoritarizmit.
  3. Është shërbimi më i mirë për opozitën, sepse tani shtohet edhe një kauzë tjetër e fuqishme mobilizuese që mund ta rendisë opozitën në të njëjtën frekuencë me ndërkombëtarët dhe opinionin publik që mbështet drejtësinë.
  4. Integrimi në BE shkon në drejtim të paditur. Socialistët do ta përligjin me mungesë dëshire nga Brukseli, por tashmë do të kuptohet qartë nga vjen zvarritja e integrimit.
spot_img

Latest articles

Related articles