35 mijë € për “letra” kalimi në SHBA e Kanada, 6 persona në gjyq

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq gjashtë persona për falsifikim dokumentesh dhe ndihmë në kalim të paligjshëm të kufijve. Konkretish për gjykim janë dërguar Hazir Maçit, Lejla Maçit, Çerkez Nikoçit, Ardjan Piranit, Alfred Maçit dhe Endrit Nezaj.

Ata akuzohen se mundësonin kalim të paligjshëm drejt SHBA-ve, duke përdorur dokumente të falsifikuara në këmbim të 35 mijë eurove. Hazir Maçi dyshohet se ka falsifikuar dokumente dhe ka ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufijve, duke përdorur edhe dy numra telefonikë nga paraburgimi për të komunikuar me bashkëpunëtorët e tij.

spot_img

Latest articles

Related articles