“Më rrahën policët” – 10 vjeçari çohet në Komisariat, pas protestës! Avokati Popullit e bën pushim

spot_img
Advertisements

Një 10-vjeçar është shoqëruar mbrëmjen e sotme në komisariatin nr.1 pas protestës së Partisë Demokratike. I mituri u shoqërua me pranga në duar, ndërsa për Euronews Albania, ai ka pretenduar gjithashtu se është dhunuar.

E ëma e tij tha se djali nuk ishte pjesë e protestës, por se policia e kishte parë tek xhamia afër Kuvendit teksa po lante sytë nga gazi lotsjellës.

“Ka shkuar te koshat se merrte ndonjë plastikë dhe gjëra dhe i kanë shkuar katër civilë dhe e kanë kapur te xhamia, kur po lante fytyrën me ujë te xhamia. Djali më tha se nuk e dinte pse e kanë rrahur, ç’ke me mua’, i ka thënë. ‘Ke gjuajtur policinë, i kanë thënë ata’. Çfarë shteti është ky që më rreh fëmijën kot, pa lidhje? Unë me zor e rris, ku me bukë ku pa bukë, jo ta rrahin pa lidhje një fëmijë. Ai është i sëmurë me zemër”, tha ajo.

Ndërkohë i mituri u shpreh se është goditur nga policët në pjesën e poshtme të xhamisë, më pas i vendosën prangat dhe e sollën në komisariat. I mituri tregon se pas mbërritjes së deputetëve të PD-së, atë e nxorën nga komisariati.

“Isha te xhamia, isha pa mendje. Më morën, më futën në pranga dhe më kanë rrahur. Isha duke larë fytyrën prej gazit. Më erdhën pesë civilë, më futën në pranga, më ulën poshtë xhamisë, më goditën dhe më sollën këtu. Se di çfarë bëhet, më bënë ca letra. Më erdhën ca deputetë që më nxorën përjashta”, tha i mituri.

spot_img

Latest articles

Related articles