Akuzat për qumështin nga fermerët, AKU: Lufra u penalizua 6 herë në tri vitet e fundit

spot_img
Advertisements

Një mesazh i deputetit Erion Brace në lidhje me refuzimin e blerjes së qumështit nga fermerët në zonën e Lushnjes riktheu në vëmendje sigurinë ushqimore dhe cilësinë e produkteve të qumështit e bulmetit në lidhje me kompaninë Lufra, e cila njihet në terma juridikë edhe si subjekti ADG.

Mediat kanë botuar informacion zyrtar nga AKU në lidhje me rregullsinë e kësaj kompanie sa i përket zbatimit të ligjeve e rregullave ku rezultoi se në tri vitet e fundit, ndaj saj janë vendosur 6 masa, 5 paralajmërime dhe një gjobë. AKU thekson se pas inspektimeve të Lufra, është vendosur edhe asgjësim i produkteve të tyre, në total mbi 20 ton.

Pyetje-përgjigjet drejtuar AKU: Cila eshte frekuenca e kontrolleve dhe analizave qe keni kryer mbi keto produkte? Subjekti ADG “Lufra” eshte planifikuar te inspektohet nga AKU 4 here sipas planit me baze risku per secilin prej viteve 2023, 2024 dhe 2025. Sa eshte sasia e produkteve qe keni derguar per asgjesim gjate viteve 2023, 2024, 2025? Gjate viteve 2023, 2024 dhe 2025 ne total eshte derguar per asgjesim 20.93 ton dhe 9.32 litra produkte prej ketij subjekti. A jane marre masa ndaj ketij subjekti per shkelje gjate viteve 2023, 2024, dhe 2025 deri tani? Gjate viteve 2023, 2024 dhe 2025 deri me tani jane marre ne total 6 masa administrative: 5 Paralajmerime 1 Gjobe

spot_img

Latest articles

Related articles