Të paktën 39 persona humbën jetën dhe 73 të tjerë u plagosën në një aksident hekurudhor në Andaluzi, kur dy trena u përplasën.
Ministri i Transportit i Spanjës e përshkroi incidentin si “jashtëzakonisht të çuditshëm”, pasi shkaqet mbeten të panjohura dhe hetimi pritet të zgjasë të paktën një muaj.Përplasja ndodhi kur vagonët e fundit të një treni dolën nga shinat dhe u përplasën me një tren Renfe që udhëtonte në drejtim të kundërt.Linja hekurudhore ishte rinovuar plotësisht në maj të vitit 2025 me një investim prej 700 milionë eurosh dhe vendi i aksidentit ishte një seksion i drejtë.Trafiku i trenave me shpejtësi të lartë midis Madridit dhe qyteteve jugore është pezulluar të paktën nga nata e së dielës deri të hënën.



