Virion Graçi: LETËR PËR LETRAT E LETRARËT

spot_img
Advertisements

Ne 10 janar kam shkruar si më poshtë:

…disa gjëra që drejtoria e librit në ministri ose qendra kombëtare e librit, si quhet viteve të fundit duhet ti saktësojë përfundimisht, të paktën me vlerësimet vjetore të prurjeve në libra.

-Deri tani janë ndryshuar disa herë qëndrimet ndaj zhanreve letrare; herë ka pasur çmim për secilin, herë jo, i është dhënë vetëm romanit, me gjasë si zhanër autoritar në publik, në librari; duhet të ketë me rregullore një trajtim pa ‘herë ashtu e herë kështu’.

-Çmimin ‘libri poetik i vitit’ e quaj të tejkaluar për shkak të “Poetit/poetes laureate”. Për këtë të dytin mendoj të jepet një herë në 4-5 vite dhe me një honorar më të mirë, por detyrimisht, me njê plan aktivitesh letrare-poetike të para propozuara nga finalistët e çmimit.

-Dikur është dhënë çmimi i karierës e dikur është ndërprerë, nuk jepet, me sa di. Për mendimin tim mund të jepet në vigjilje të një përvjetori të shënuar për një autor të gjallë që e ka kryer pak a shumë veprën e tij letrare. Dhe mbas këtij çmimi nderues për karierën, të mos i jepen më çmime vjetore apo nderime të tjera të një shkalle më të ulët.

-Domosdoshmërisht shkrimtarët duhet të jenë pjesë diktuese në juri, por duhet shmangur konflikti i interesit; subjektivisht shkrimtaret anojnë nga shtëpitë përkatëse botuese dhe juri të mëparëshme prej të cilëve mund të ketë marrë çmime vetjake. Keto konflikte të vogla interesi a reciprociteti nuk janë objektivisht të zgjidhshme por të minimizohen sa të jetë e mundur.

-Sa herë mund të marrë të njëjtin çmim një autor? Një përkthyes? Le të përcaktohet qartë e arsyeshëm.

-Për përkthimin, ka rëndësi autori i veprës origjinale apo mjeshtëria e atij që e përkthen?! Unë mendoj se duhet të jetë çmim për punën e përkthyesit.

-Meqenë se jane çmime të ministrisë së kulturës, mendoj se çmimi për librin studimor/shkencor duhet ti mbetet institucioneve përkatëse të shkencës e dijes universitare&akademike.

-Duhet një qëndrim i qartë për autorët dhe librin që vjen nga Kosova. Deri tani, shqiptarët e Kosovës kanë pasur të drejtë të jenë në juri, ti kryesojnë ato por të mos marrin çmime për vete sepse i përkasin një shteti tjetër?! Po kështu, autorë të Shqipêrisë në mërgim, përballen me të njëjtin interpretim ligjor: a e kanë ende nënshtetësine shqiptare.

-Drejtoria përkatëse, në faqen e saj duhet ta ketë të përherëshme pasqyrën e të gjitha viteve, juritë, fituesit, motivacionet, për dijeni e respekt të të interesuarve.

……..

DISA SHTESA

-Autori ose botuesi e ka detyrim moral ndaj vepres ta paraqese ne promovime, konkurse, festivale, panaire, pa paramendimin se ai duhet te jete perfituesi i madh, i vetem; pa paragjykimin se “kot qe e çoj”.

-Shkrimtaret, poetet, kritiket e deshmuar vertete si kritike me libra te tille e jo me vertetim nga qendra e punes, nuk mund te jene kurre gjykates te keqinj, tendencioze ose paragjykues se veprave te kolegeve. Antologji te pervitshme ne ShBA e gjetke, ku tregu eshte i madh, u besohen per hartim shkrimtareve a poeteve te shquar. Dhe fjalet e tyre shoqeruese peshojne me shume ne publik se fjalet me arna citimesh laboratorike nga njerez te zbehte katedrash skolastike/oportuniste.

-Vete specialistet me kohe te plote qe ka te punesuar Qendra e librit duhet te jene pjesmarres ne juri dhe te perfaqesohen bindshem: a nuk qemtojne ata perdite prurjet ne boten e librit, dukurite (?); a nuk mbajne ata parasysh pritjet me shkrime e shenime qe shoqerojne veprat? Besoj se po. A nuk kane ata ne duar kujtesen e institucionit? Besoj se po. Ata dine dhe duhet te bejme te njohur per rishtaret e jurive meritat, statistikat, modalitetet/principet e gjykimeve, sa i perket anes administrative, mandej eshte zgjedha/gjykimi vetjak i cili e jep vleresimin midis te barabarteve, MIDIS TE BARABARTEVE e jo me skutheri, mes hiçit e diçit, mos i del emri per keq, si sebepçi pazar-prishes.

-Titullari i institucioni nuk duhet te jete iriq ne poziten e “nuk di gje une”, por autoritet: “une di cdo gje qe duhet ditur, une jam pergjegjesi numer nje per reputacionin e çdo veprimtarie e vendim-marrjeje”.

-Pervit jurite e kane pasur ne perberje nje anetar qe me kohe te plote ose shumicen e vitit nuk e ka ne Shqiperi. Kjo ka dy probleme: (1) nuk mund ti kete 350-400 botimet e nje viti; (2) per pasoje, ne nje juri me pese veta, atij i raportohet sikur, sikur tre jane per kete e nje per ate, dhe vota e tij shkon per te mos i prishur pune shumices se raportuar, pra, nje koeficent sigurie per ata qe levizin fijet ne prapaskene.

p.s. historite e mia me jurite e institucioneve shteterore i quaj te mbyllura; nuk kam per te marre pjese më si gjykues, as si autor. Nuk kam zhgenjime vetjake, por mendoj se me asnje librin tim te ardhshem apo te tashmê, nuk mund te jem befasi, prurje e re, shkrimtar i ri, i mire; keshtu mund te kem qene ne vitet e mia te para, tani jam ne korsine anesore, te shpejtesite e ngadalta te rruges se gjere te artit letrar. Sa per gjykimet e mia, ato i kam individuale, shprehur dendur, sa here ma gezon zemren ndonje liber i mire.

Perzemerisht Virion Graçi, shkrimtar

spot_img

Latest articles

Related articles