Lita: Si po blihen kullat e Tiranës me “narko-dollarë” nga Amerika Latine

spot_img
Advertisements

Në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, është analizuar situata e rëndë politike dhe ekonomike në vend.

Tema kryesore u përqendrua te një raport i detajuar shpjegon dekretimin e paketës fiskale që përfshin fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore të krijuara para dhjetorit 2014, me një vlerë totale prej 2.1 miliardë eurosh.

Ligji gjithashtu prezanton konceptin e “Paqes Fiskale”, duke lejuar bizneset të negociojnë fitimin. Opozita, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe ekspertët e ekonomisë e kundërshtojnë ashpër këtë nismë, duke e cilësuar si shpërblim për shkelësit e ligjit dhe goditje për bizneset e ndershme.

Gazetari Lavdrim Lita e cilëson ligjin e ri si një “legalizim të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Legalizim i aseteve të vëna me narkotradik”.

Ai përshkruan mekanizmin se si paratë e drogës nga Amerika Latine vijnë në Shqipëri për të blerë pallate dhe kulla që në fazën e gropës. “Askush nuk heton agjencitë e real estate që janë mekanizmi që përdorin narkotrafikantët për të bërë kate pallatesh 12-16 milionë euro, kulla në gropë apo forma legalizimi”.

Lita kërkon publikimin e emrave të kompanive që përfitojnë nga falja e borxheve, duke ngritur dyshime se pas tyre fshihen interesa klienteliste dhe kriminale që po deformojnë tregun imobiliar dhe ekonominë shqiptare.

“Ne nuk kemi listën e përfituesve abuzues të fondeve IPARD, kanë qenë gazetarët që kanë zbuluar se paratë kanë shkuar për vila në Palasë, sera në landfille, etj, por edhe lista e Duranës na mbahet fshehur, kush janë përfituesit”.

spot_img

Latest articles

Related articles