Një qytetar denoncon një problem serioz me bankën BKT, ku sipas tij hakerat u kanë marrë shumë qytetarëve lekët nga llogaritë bankare.
Ai shprehet se karta bankare është përdorur në Shkup, ndërkohë që familjarët ndodheshin në Tiranë.
Sipas medieve banka është mjaftuar vetëm me përgjigjen që karta të ndërrohet, pa marrë asnjë përgjegjësi për humbjen e parave.
Qytetari thekson se kjo situatë ngre shqetësime të forta për sigurinë në bankat e Shqipërisë, duke e cilësuar atë si zero.
Bëhet fjalë për kartën e babait të tij, por ai shton se edhe vetë ka llogari në këtë bankë dhe nuk ndihet i sigurt.
Sipas tij, banka po vonon zgjidhjen e problemit dhe po “bën naze”, ndërsa problemi kryesor mbetet fakti se në momentin që vidhen lekët, banka nuk ofron asnjë garanci sigurie për klientët.Ditën e djeshme BKT pranoi se kartat janë klonuar nga një automat në Tiranë, ku autorët e vjedhjes kishin instaluar një kamera.



